per lindurit mes ores 0 dhe 4 Keni natyrë të qetë dhe të heshtur. Dëshironi të ëndërroni dhe ndërtoni kulla në re. Keni imagjinatë të bujshme, porse vështirë gjendeni në botën e realitetit fizik. Jeni fantazues dhe poet i lindur, andaj njerëzit vështirë ju kuptojnë. Ngapak jeni të përhënur dhe hutaq, por, jo: zemrën e keni fisnike.
Për të lindurit në mes të orës katër dhe tetë
Ju ju karakterizojnë shkathtësia dhe harmonia. Jeni këmbëngulës dhe të qëndrueshëm në të gjitha punët, e sidomos në gjërat praktike. Si rrallëkush gjendeni në botën e realitetit të rëndomtë. Synoni drejt asaj që të tjerëve t’iu bëheni shembull, që nga çasti në çast ta tregoni dhe ta vërtetoni këtë.
Për të lindurit në mes të orës tetë dhe dymbëdhjetë
Ju jeni krijesë e besimit, e shpresës dhe optimizmit. Jeni të gjallërishëm, të zhdërvjelltë, përgjithmonë në trazimin kijues. Gjithkund rrezatoni dashuri joegoiste dhe ngrohtësi magnetike. Jeni sensualë dhe spirituozë. Keni prirje kah artet dhe filozofia, ju pajisin virtytet dhe talenti.
Për të lindurit në mes të orës dymbëdhjetë
dhe gjashtëmbëdhjetë
Jeni të kthjellët, të gjallërishëm, të shkathtë, të lëvizshëm, plot energji. Për ju, si të përcaktuara nga natyra, janë punët praktike. Jeni orator të mirë, matematikanë dhe fizikanë. Por po aq do të mund të ishit edhe shkrimtar, vetëm po qe se do të mund ta orientonit energjinë në atë drejtim. Me një fjalë, ju jeni person gjithanshmërisht i talentuar; në shumë profesione e zeje mund të shprehet me sukses shpirti juaj krijimtar.
Për të lindurit në mes të orës gjashtëmbëdhjetë
dhe njëzet
Ju keni shpirt të trazuar, bredhëritës. Ngapak jeni nervoz dhe të hutuar. Lëvizjet i keni dinamike, fjalët të ashpra e të fuqishme; shpejt mendoni dhe veproni. Dëshironi që sa më shumë të rrëmbeni nga jeta. E doni jetën në të gjitha trajtat dhe format. Shpesh i ndërroni vendimet dhe qëndrimet. Ndërmerrni në të njëjtën kohë nga disa punë. Kush nuk ju njeh mirë, do të mendjojë se jeni mendjelehtë, por ju jeni të ndërgjegjshëm sa s’ka më për të gjitha ato që bëni.
Për të lindurit në mes të orës njëzet
dhe njëzet e katër
Jeni të matur, rezistentë dhe të qëndrueshëm në të gjitha fushat. Synoni kah ajo që të dominoni mbi çështjet dhe situatat. Keni prirje për filozofi dhe letërsi. Jeni racionalë dhe spirituozë. Ndikoni magnetikisht në rrethin tuaj. Jeni autoritet në familje dhe shoqëri, në mesin e miqve dhe të farefisit. Ngapak veproni mendjemadhësisht dhe krenar, e kjo vjen shkaku se për
|